TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Maj 2025, 14:42

Arbana Osmani rikthehet në ekran, por ndërron logo

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani rikthehet në ekran, por ndërron logo

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Mësohet se Arbana është në bisedime të thella për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

arbana osmani ekran

Lini një Përgjigje