TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Prill 2026, 14:18

Incidenti me Met’ Begën, Mariana Kondi: Na dinin të martuar bashkë

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti me Met’ Begën, Mariana Kondi: Na dinin të martuar
Incidenti me Met’ Begën, Mariana Kondi: Na dinin të martuar bashkë

Aktorja e njohur Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim plot humor në podkastin e Grida Dumës, duke kujtuar një episod të veçantë me aktorin e ndjerë, Met’ Bega.

“Meti ishte një aktor që vdiste populli pas tij… sa dilte, qeshnin të gjithë”, tha Kondi, duke rikujtuar energjinë e tij të veçantë.

Ajo tregoi se gjatë një udhëtimi në Padova, organizatorët kishin krijuar një keqkuptim, duke menduar se ata ishin çift në jetën reale.

“Na pritën në aeroport dhe na thanë do flini në shtëpinë tonë… kur shkojmë, më kishin vënë në një dhomë me Metin,” rrëfeu aktorja.

Në një situatë të sikletshme, Mariana reagoi menjëherë:

“I thashë, Meti po ku do flemë? Këta janë budallenj fare…”

Por nata mori një kthesë krejt komike:

“Meti kapi një divan, unë një kolltuk… nuk më zinte gjumi. Ai filloi të gëriste dhe unë mora jastëkun dhe i gjuajta.”

Zhurma e natës bëri që të zotët e shtëpisë të ndërhynin:

“Çfarë keni? Po ju keni një jetë bashkë dhe s’jeni mësuar?”

Meti i dha përgjigjen e tij tipike:

“Çfarë jete? Ku jemi ne burrë e grua?”

Mariana tregoi se situata u sqarua vetëm në mëngjes, kur organizatorët kuptuan keqkuptimin dhe përpiqeshin ta kompensonin me mikpritje.

mariana kondi met bega

Lini një Përgjigje