TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Prill 2026, 13:52

I kushtoi këngën fituese, mamaja e Alis refuzon të jetë pjesë e klipit; çfarë do të ndodhë në Eurovision?

Shkruar nga Pamfleti
I kushtoi këngën fituese, mamaja e Alis refuzon të jetë
Alis

Pak para nisjes drejt Vjenës, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026, Alis ishte i ftuar në programin “Më prit të dielën”. Ai rrëfeu për emocionet e fundit përpara skenës dhe për përgatitjet intensive që po bëhen për performancën shqiptare.

Një nga pyetjet më të diskutuara ishte nëse e ëma do të jetë e pranishme në skenë gjatë performances, duke qenë se kënga përfaqësuese i kushtohet asaj. Alis e sqaroi menjëherë:

“Mos më pyet mua, mos u merr me zhurmat online. Nuk e di pse doli, nga doli, por jo, mami nuk do të jetë me mua në skenën e Eurovizionit. Do të jem vetëm unë në skenë.”

Ai gjithashtu tregoi eksperiencën e xhirimit të videoklipit zyrtar, ku e ëma mori pjesë dhe solli shumë gëzim, por edhe tension për një moment:

“U morëm me gjithçka për klipin, e kisha marrë të mirëqenë që do vinte në klip. Një ditë para e mora në telefon dhe i thashë: ‘Mam, nesër xhirojmë’, më tha: ‘Jo, nuk vij’. U shokova,” – rrëfeu Alis.

Megjithëse sondazhet europiane nuk e favorizojnë Shqipërinë këtë vit, Alis shprehu entuziazëm për të kaluar në finale dhe për të ofruar një performancë sa më të dinjitetshme dhe emocionuese për vendin.

Me përgatitjet intensive dhe energjinë e lartë, performanca e Alisit me “Nan” në Vjenë, pritet të jetë një nga momentet më të komentuar të këtij edicioni të Eurovision Song Contest 2026.

alis eurovision 2026 mamaja

Lini një Përgjigje