TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Shtator 2025, 15:24

Ish-fermerja e ‘Ferma Vip 2’ konfirmon lidhjen e dashurisë me një foto dhe një urim

Shkruar nga Pamfleti

Ish-fermerja e ‘Ferma Vip 2’ konfirmon lidhjen e dashurisë me

Ish-konkurentja e ‘Ferma Vip 2’, Keisi thoshte shpesh brenda dhe jashtë Fermës se ishte në një marrëdhënie. Për shumë vetë kjo u mor si një tentativë e saj për të hequr të gjitha dyshimet nga Lim Hoti, për të cilin kishte dobësi, aq sa nisi të zihej edhe me Alba Pollozhanin. Por mesa duket, një person është në jetën e Keisit.

Në një postim në InstaStory, ajo ndau një foto nga makina, duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, pa zbuluar identitetin e partnerit.

Gjatë qëndrimit në reality show, Keisi u përfol për raportin e afërt me reperin Lim Hoti (Limi), me të cilin kishte deklaruar se njiheshin që më parë. Edhe pse shpesh u aludua për një lidhje mes tyre, Keisi i mohoi këto zëra, duke theksuar se ishte e përkushtuar në një lidhje jashtë fermës.

Me postimin e sotëm, Keisi duket se u jep fund thashethemeve, duke e konfirmuar dashurinë e saj  por për momentin, pa e zbuluar fytyrën apo emrin e partnerit.

Ish-fermerja e ‘Ferma Vip 2’ konfirmon lidhjen e dashurisë me

keisi ferma vip partneri

Lini një Përgjigje