TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Shtator 2025, 12:17

Ola Zenelaj: Meshkujt shpenzojnë tek një vajzë, për të kapur një tjetër edhe më të bukur

Shkruar nga Pamfleti

Ola Zenelaj: Meshkujt shpenzojnë tek një vajzë, për të

Ola Zenelaj, ish-banorja e Big Brother Vip Albania, shumë e njohur për deklaratat e saj të bujshme, ka qenë sërish protagoniste e një debate ‘të nxehtë’ në studion e ‘E Diell’.

Duke folur mbi marrëdhëniet e dashurisë dhe sjelljet në çift, Ola u shpreh se ishte shumë e sigurt që në shoqërinë ku jetojmë, çunat që reklamojnë jetën e shtrenjtë, e bëjnë këtë nga ndjenja e konkurrencës mes djemve dhe më pas për të tërhequr femrat. E kur ia arrijnë kësaj, pretendojnë një tjetër vajzë edhe më të bukur:

“Edhe një mashkull që investon te një femër e bukur, investon për të kapur një femër tjetër akoma më të bukur,” u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ngjalli debat, ndërsa të ftuarit e tjerë u shprehën kundër, duke dhënë shembuj personalë për të rrëzuar deklaratën.

Ju si mendoni, pajtoheni me deklaratën?

ola zenelaj meshkujt shpenzim vajzat

Lini një Përgjigje