Showbiz23 Shkurt 2024, 15:57

Ishte duke ecur në rrugë, makina përplas bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza

Shkruar nga Pamfleti

Ishte duke ecur në rrugë, makina përplas bashkëshortin e

Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur sot në Prizren teksa Hajrush Behluli ishte duke ecur në rrugë.

Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga vajza e çiftit, Gresa Behluli, e cila ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo për “Telegrafin”.