Pas një periudhe të gjatë aludimesh në rrjetet sociale, Xhonatan Islami ka konfirmuar publikisht ndarjen nga Roza Lati, duke i dhënë fund spekulimeve për marrëdhënien e tyre.
I ftuar në një emision televiziv, ai deklaroi se lidhja ka përfunduar prej disa muajsh dhe se tashmë është një kapitull i mbyllur në jetën e tij personale.
“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat,” tha ai.
Më tej, Islami tregoi se marrëdhënia kishte zgjatur rreth një vit dhe ishte mbyllur 3–4 muaj më parë, duke e përshkruar si një eksperiencë të përfunduar.
“Zgjati nje vit nuk e di nëse quhet shume apo pak. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur. I uroj gjithë të mirat, jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat”, u shpreh ai.
Lidhja mes tyre kishte nisur gjatë verës së vitit 2024 dhe u bë shpejt publike, me të dy që ndanin shpesh momente të përbashkëta në rrjetet sociale dhe në dalje publike.
Nga ana tjetër, edhe Roza Lati kishte folur më herët për këtë marrëdhënie, duke e përshkruar si spontane dhe të mbushur me dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëritjetrin. Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, është shprehur ajo në një intervistë të mëparshme.
Megjithatë, në muajt e fundit u shtuan dyshimet për një krisje në çift, sidomos pas fshirjes së fotove të përbashkëta dhe ndërprerjes së ndjekjes në rrjetet sociale.
Deklarata e fundit e Xhonatan Islamit shërben si konfirmimi përfundimtar i ndarjes, e cila duket se ka ndodhur në mënyrë të qetë dhe pa polemika publike, ndërsa të dy kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas.
Lini një Përgjigje