TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Prill 2026, 13:38

“Jam mësuar me gjarpërinj”, Arbana Osmani ‘kunja’ për Top Median? (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Jam mësuar me gjarpërinj”, Arbana Osmani
“Jam mësuar me gjarpërinj”, Arbana Osmani ‘kunja’ për Top Median?

Duket se loja ‘hidh e prit’ mes Ledionit dhe Arbana Osmanit nuk do mbarojë ndonjëherë….sapo u jepet mundësia, secili prej tyre ‘kunjos’ kolegun/en.

Mbrëmjen e djeshme, në Ferma Vip ishin ‘të ftuar’ disa gjarpërinj dhe përballë publikut, Arbana u duk shumë e qetë teksa i mbante mbi trup. Por këtë rast, moderatorja nuk e kaloi pa një koment që u mor si kunjë për ish-kolegët:

“Ju e dini që jam mësuar me gjarpërinj”, tha Osmani duke qeshur. Batuta e saj u pasua menjëherë nga reagimi i Ermal Mamaqit:

“E kuptova për çfarë po flet”.

Në fakt, nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar. Ajo që mezi perceptohet është fakti pse vazhdon pambarimisht një “luftë e ftohtë”, kur secili ka produksionin e vet, ku përpiqet të bëjë maksimumin?! /Pamfleti

 

arbana osmani kunja gjarperinj

Lini një Përgjigje