TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Prill 2026, 07:37

Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë? Deklaratat e forta të ish banores së BBV

Shkruar nga Pamfleti
Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë? Deklaratat e forta të ish
Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa Demollari, ka komentuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe thashethemet që e lidhin atë me këtë të fundit.

Duke folur për finalen, ajo u shpreh kritike ndaj sjelljes së disa banorëve: “Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale”.

Sa i përket raportit mes Brikenës dhe Mateos, Demollari la të kuptohet se mund të ketë qenë një strategji loje: “Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur”.

Ajo shtoi se shumë prej situatave i kishte parashikuar gjatë qëndrimit në shtëpi: “Unë kam vënë bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, kështu që ishin shumë të parashikuar për mua të them të drejtën”.

Në lidhje me aludimet për një raport me Mateon, Demollari i mohoi kategorikisht: “Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani”.

Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për xhelozi: “Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë”.

Në fund, ajo dha edhe një vlerësim personal për Mateon: “Edhe unë i pëlqej çunat muskulozë, por dua që të jenë të fortë edhe në karakter… gjithsesi tek ai shoh një djalë të mirë”.

Lini një Përgjigje