Por, kjo situatë e papritur na bën të mendojmë se emrat e njohur janë futur në Ferma Vip për t'i bërë 'qokat' Arbanës dhe se kontrata e tyre e qëndrimit zgjat shumë pak, duke u larguar në mënyrë të befasishme ashtu siç iku edhe Jonida mbrëmë.
Një zhvillim i papritur është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në “Ferma VIP”, ku këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka ndërprerë rrugëtimin e saj në garë në mënyrë të befasishme.
Largimi i saj ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Sipas pamjeve dhe raportimeve nga brenda, Maliqi është parë duke mbledhur valixhet dhe duke u larguar nga ambientet e fermës në heshtje.
Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare që të sqarojë arsyet e këtij vendimi të menjëhershëm. Megjithatë, situata ka ngjallur reagime dhe dyshime mes fermerëve të tjerë.
Disa prej tyre kanë reaguar me ironi pas largimit të saj, duke lënë të nënkuptohet se një nga arsyet e mundshme mund të lidhet me “sfidën e bajgave”, një prej provave të zhvilluara së fundmi në fermë.
Por, kjo situatë e papritur na bën të mendojmë se emrat e njohur janë futur në Ferma Vip për t'i bërë 'qokat' Arbanës dhe se kontrata e tyre e qëndrimit zgjat shumë pak, duke u larguar në mënyrë të befasishme ashtu siç iku edhe Jonida mbrëmë. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet e pakonfirmuar.
E vërteta e plotë mbi këtë vendim pritet të bëhet e ditur në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë Jonida Maliqi do të japë një reagim publik për arsyet e largimit.
Lini një Përgjigje