TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2025, 12:01

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

Shkruar nga Pamfleti

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

Ditën e djeshme, ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Loredana Brati festoi datëlindjen. Lidhja e koklavitur e dashurisë me Joz Markun mori vëmendje nga publiku i gjerë.

Në rrjetet sociale, Loredana ndau me ndjekësit e saj fotografi nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq e rrethuar nga miq, familjarë dhe një atmosferë festive. Por ajo që u vu re nga ndjekësit ishte mungesa e Jozit, gjë që nxiti menjëherë spekulime për një ftohje apo ndarje mes çiftit.

Për të shtuar më shumë kuriozitet, asnjë koment apo praninë e Jozit nuk u vu re gjatë gjithë ditës. Megjithatë, ai ‘theu heshtjen’ me një postim të shkurtër por domethënës në rrjete sociale, ku shkroi: “Urime ditëlindja”, i shoqëruar me një emoji ylli. Ky gjest, sado i vogël, u interpretua nga fansat si një konfirmim që lidhja e tyre vazhdon dhe se mes tyre ka ende respekt dhe ndjenjë.

Reagimi i Jozit është komentuar gjerësisht në rrjet, me ndjekës që shpresojnë se kjo mungesë në festë ishte vetëm një rrethanë kalimtare dhe jo shenjë e ndonjë krize në çift.

Për momentin, as Loredana dhe as Jozi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë mbi statusin e marrëdhënies së tyre, por një gjë është e qartë: çdo lëvizje e tyre vazhdon të jetë nën ‘lupën’ e publikut.

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

Lini një Përgjigje