TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Dhjetor 2025, 15:30

Jul Deda në SPAK? Si qëndron e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Jul Deda në SPAK? Si qëndron e vërteta

Të premten, moderatorët e Fiks Fare, Julian Deda dhe Xhemi Shehu u panë para godinës së SPAK. Të shoqëruar nga një grup sazesh, dyshja nisi të vallëzonte, teksa Juli dha edhe një intervistë të shkurtër për mediat.

Kjo skenë ngriti shumë pikëpyetje dhe rastisi në të njëjtën ditë, kur u paraqit edhe Monika Kryemadhi, gjë që shtoi edhe më shumë dyshimet.

Pamjet janë shpërndarë shpejt në internet, duke krijuar kureshtje dhe diskutime mes kalimtarëve dhe gazetarëve, që përpiqeshin të kuptonin çfarë po ndodhte.

Megjithatë, mësohet se skena është pjesë e edicionit special të fundvitit të Fiks Fare, që do të transmetohet më 31 dhjetor. Duket se vendimi për të realizuar këtë xhirim përpara SPAK-ut, një institucioni ku zakonisht diskutohet për çështje serioze, ka ngritur pritshmëritë për natën e ndërrimit të viteve.

Pritshmëritë për edicionin e fundvitit janë të mëdha, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime për këtë skenë enigmatike.

jul deda xhemi shehu spak

Lini një Përgjigje