TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2024, 13:01

“Kam mesazhe”, Livia shokon sërish: Mevlani ishte në shtrat me mua, kur i ra telefoni

Shkruar nga Pamfleti

“Kam mesazhe”, Livia shokon sërish: Mevlani ishte në

Mbrëmë në “Goca dhe Gra” ishte e ftuar Livia Brunga, e cila ka zbuluar disa detaje të shumta për marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën.

Ajo u shpreh se ka vendosur që të flasë për këtë, pasi sipas saj, vajzat duhet të flasin.

“Vajzat duhet të çojnë kokën, duhet të flasin. Pse ai njeri të luajë me shumë porta, edhe ne të rrijmë në heshtje, nuk është e drejtë kjo gjë”, tha Livia, e cila shtoi nga e gjithë kjo situatë i vjen keq për veten e saj.

E pyetur se çfarë i ka thënë mamaja e saj, Brunga shprehet:

“Mami im është psikologe edhe gjithmonë e ka ditur se nuk është për mua. E ka kuptuar se nuk ishte njeri i sinqertë. Mami më tha ‘shyqyr shpëtove”.

Livia tregoi më pas tregoi se i kanë shkruar familjarë të Mevlanit, të cilët nuk ka pasur mundësi që t’i njohë personalisht.

“Më kanë shkruar ‘jemi të shokuar, nuk e prisnim një gjë të tillë’. As ata nuk e dinin”, tha Brunga, e cila tha se Mevlanin ‘nuk dëshiron t’a shohë me sy’.

Livia tregoi ‘live’ mesazhet mes saj dhe Mevlanit, ndërsa tha se nuk e meritonte këtë gjë.

Ndër të tjera ajo tha “I kam të gjitha të faktuara, pasi kemi qenë në kontakt. Kam mesazhe. Nëse doni mund t’i tregoj. Kam dhënë një deklaratë aq të fortë sa kam mundësi ta mbroj. Më tha ‘do vish në Tiranë të takohemi?’. Kur u ktheva nga Italia u takuam.

Ishte ora 01:30, i ra telefoni dhe tha që ishte mami. Nuk përgjigjet fillimisht. E hapi dhe tha ‘je me të vjella? Do vij në shtëpi’. Më pas e lidha unë ‘kush është me të vjella’. Nuk jam unë një gocë për t’u tallur. Kush është Mevlan Shaba?! Që më merr në videocall dhe më thotë që më do. Jam e nxehur. Nuk e meritoja këtë. Mendoj që ishte i sinqertë të dashuri, nuk i leverdiste të kthehej tek unë edhe kur ishte larg. Më thoshte ‘të dua, kam për të dashur gjithë jetën’. Pas këtij rrëfimi, më kanë shkruar shumë vajza që ky njeri ka ngacmuar edhe vajza të tjera ndërkohë. Unë sot kam shpëtuar. Meritoj sinqeritet, siç kam qenë gjithmonë.

Unë mezi ushqehem, nuk ndihem mirë”.

livia brunga mesazhet mevlan shaba

Lini një Përgjigje