Showbiz18 Qershor 2024, 09:59

Karrierë 36-vjeçare, Elita 5 rikthehet në skenë më 19 qershor

Shkruar nga Pamfleti

Karrierë 36-vjeçare, Elita 5 rikthehet në skenë më 19

Më 19 Qershor në skenën e sheshit “Katër Dëshmorët”, të Podujevës do të përformojë, grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, Elita 5.

Koncerti do të fillojë nga ora 21:00 dhe pritet të jetë madhështor.

Ky koncert organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ku do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite.

Grupi janë pjesë e skenës prej vitesh, që në 1988-n e largët dhe tashmë numërojnë hite të shumta.

Ata nuk ka dyshim se do të mbledhin fansa, të cilët e adhurojnë muzikën e tyre.

Karrierë 36-vjeçare, Elita 5 rikthehet në skenë më 19

elita 5 rikthim