Showbiz18 Qershor 2024, 09:50

Përfundoi pjesën e parë të turneut, Don Omar diagnostikohet me kancer

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi pjesën e parë të turneut, Don Omar diagnostikohet

Ylli i muzikës reggaeton, Don Omar, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Këngëtari 46-vjeçar dha lajmin tronditës përmes llogarisë së tij në Instagram të hënën në mëngjes.

“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer,” shkroi Don Omar në diçiturën e fotos.

Superylli i muzikës urbane latine nuk zbuloi se për çfarë lloj kanceri po trajtohet. Lajmi tronditës vjen pasi këngëtari përfundoi në prill gjysmën e parë të turneut të tij “Back to Reggaeton” në 20 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada .

Kujtojmë se kënga e tij ‘Pobre Diabla’ u kthye në super hit në mbarë botën, në një kohë rekord.

Përfundoi pjesën e parë të turneut, Don Omar diagnostikohet

don omar kancer