
Kategoria e Parë është rikthyer me 5 ndeshje ditën e sotme, ku ka pasur edhe surpriza, sidomos të skuadrave kryesuese.
Burreli i ka shkaktuar humbjen e katërt sezonale Bylisit, me ballshiotët që humbasin edhe më shumë terren për kreun. Matjanëve u mjaftoi një gol i Ferrukut në fillimin e ndeshjes për të marrë tri pikë me shumë vlerë.
Nga humbja e Bylisit përfiton Elbasani, që merr një pikë në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Kastriotit, sfidë e luajtur në Fushë-Krujë. Verdheblutë tashmë janë 3 pikë para ballshiotëve.
Korabi dhe Flamurtari, dy skuadrat që luajnë për play-off, e kanë mbyllur në barazim sfidën në Peshkopi, me dibranët që kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën të mbanin fitoren.
Ndërsa Apolonia përmbysi 2-1 Tomorin në pjesën e dytë. Sfida tjetër mes Besës dhe Luzit përfundoi 4-1. Kavajasit shënuan nga dy gola për cdo pjesë loje.
Rezultatet e ndeshjeve të Kategorisë së Parë:
Apolonia-Tomori 2-1
Korabi-Flamurtari 1-1
Kastrioti-Elbasani 2-2
Burreli-Bylis 1-0
Besa-Luzi 2008 4-1
Lini një Përgjigje