Showbiz26 Maj 2023, 08:32

Këngët e Tina Turner arrijnë majat e klasifikimeve, pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës

Shkruar nga Pamfleti

Këngët e Tina Turner arrijnë majat e klasifikimeve, pas ndarjes

Kënga e Tina Turner, e vitit 1984 “What’s Love Got To Do With It” ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA.

Disa nga këngët e artistes, tashmë të ndjerë, kanë arritur gjithashtu kulmin në tabelë, ku tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-listë i atribuohen asaj.

Këngëtarja, e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare ka gjithashtu tre albumet, “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë listën e albumeve të iTunes.

Videot muzikore te “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të njohura në platformë.

Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu këngët, albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers.

Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër, në moshën 83-vjeçare.

tina turner kenget majat