Debati mbi kufirin e moshës për pjesëmarrësit në Festivalin e Pranverës në RTSH ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore shqiptare, dhe një nga komentet më të fundit ka ardhur nga artisti i njohur Aleksandër Gjoka.
Përmes rrjeteve sociale, Gjoka ka theksuar se skena muzikore nuk duhet të ketë barriera të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për artistë me kontribut të gjatë në muzikën shqiptare. Sipas tij, përvoja dhe vlera artistike nuk duhet të kufizohen nga mosha.
Ai ka sjellë shembuj nga festivale të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë ato në Itali, ku artistë të mëdhenj kanë performuar pa marrë parasysh moshën, duke e bërë këtë një standard që, sipas Gjokës, duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
Një koment i tij me tone ironike ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve:
“A se harrova, mos harroni dhe kopshtet.”
Fraza është interpretuar si një kritike ndaj kufizimeve që, sipas artistëve, ngushtojnë mundësitë e pjesëmarrjes për artistët më me përvojë.
RTSH e ka cilësuar rikthimin e Festivalit të Pranverës, pas më shumë se dy dekadash mungesë, si një përpjekje për të promovuar talentet e reja dhe për t’u dhënë hapësirë brezave të rinj në skenën muzikore shqiptare. Megjithatë, debati që ka nisur tregon se shumë artistë të njohur besojnë se festivali duhet të jetë hapësirë e lirë për të gjithë, pa paragjykime moshe.

Lini një Përgjigje