Kiara Tito është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me synime të qarta, t’i qëndrojë pranë ‘Luanit’ të saj. Megjithatë në një bisedë me Luizin thotë se është penduar pasi ka qenë e urtë dhe ndryshimi që ka bërë me rikthimin në Big Brother nuk i ka sjellë dobi.Teksa bisedonin në dhomën e gjumit, Luizi e ka mbështetur duke i thënë se s’ka ndryshuar asgjë mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Kiara: E shkreti unë, ç'mu desh mua. Unë isha e urtë ç'mu desh mua.
Luizi: E urtë je prapë, ti s’ke bërë asnjë gabim. I vetmi gabim që ke bërë…
Kiara: Që merrem me ty.
Ditët e fundit Luizi ka përdorur Jorin për ta bërë xheloze Kiarën, gjë që moderatorja nuk ka fshehur aspak. Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq. Kiara deklaroi se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin. Moderatorja i kërkoi atij të mos e përsërisë më një gjë të tillë, ndërsa këngëtari i kërkoi falje.
Lini një Përgjigje