
Nuk kanë fund çudirat dhe deklaratat e forta e disi edhe të frikshme nga banorët dhe ish banorët e Big Brother Vip 2.
Ish konkurentja e “BBV”, Tea Trifon e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas” ka bërë një deklaratë tronditëse teksa ka pohuar se ka marrë kërcënime të forta nga Kiara Tito dhe një familjar i saj.
Ish-banorja ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, ndërsa shtoi se për incidentin Kiara nuk është ftuar as në një prime.
Më tej, Tea shtoi se për këtë rast ka dhe dëshmitarë i cili është Ronaldo, por sipas saj ky i fundit i ka kërkuar që të mos flasë.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene. Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Nga ana tjetër Ronaldo me mua pi kafe ndërsa sapo ndizen kamerat është kundër meje sepse kjo i jep vëmendje.
Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike. Nuk më ka ndodhur vetëm mua, nuk jam e vetmja që jam kërcënuar prej tyre. Ka ndodhur edhe me të tjerë, me Zhaklinën për shembull, edhe ajo është kërcënuar”, ka deklaruar Tea.
Kujtojmë se ish konkurentet nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën, kjo pasi Kiara pretendon se Tea pëlqente Luizin gjatë kohës kur ishte brenda në shtëpi.
Lini një Përgjigje