
Disa javë më parë, Kim Kardashian fitoi vëmendje online pasi postoi një seri fotosh të filtruara në Instagram. Kim, e cila kishte marrë pjesë në një festë private të Dolce and Gabbana në Milano, dukej sensacionale teksa pozoi me një fustan prej lëkure gjarpri.
Por fansat filluan të ngrinin dyshimet kur vunë re se sa ndryshe dukej Kim në fotot e bëra në të njëjtën natë, nga njerëz të tjerë. Modelja Leonie Hanne ndau një foto të saj dhe të Kim-it më 26 shkurt dhe u theksua se milionerja dukej e pabesueshme. Lëkura e saj dukej shumë më e tërhequr në krahasim me faqen e saj në Instagram, raporton ‘Buzzfeed‘
Imazhi i postuar nga Leonie gjithashtu dukej ndryshe nga fotot e paparacëve që Kim postoi nga eventi.
Ne e dimë se ajo ka paparacët e saj personal e se gjithashtu i modifikon fotot përpara se të publikohen dhe ripostohen në Instagramin e saj. Fansat u bënë kuriozë nga këto foto të Kim, duke qenë se ajo ishte munduar të fshihte shenjat e plakjes.
“Ajo është ende shumë e bukur, ajo thjesht duket në moshën e saj pa filtra,” shkroi një person nën një video në TikTok.
“Ajo duket në moshën e saj, gjë që nuk është as gjë e keqe pse e fshehin kaq shumë”, tha një tjetër për 42-vjeçaren.
“Ajo duket FENOMENALE, por shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim!” tha dikush tjetër.

View this post on Instagram
Lini një Përgjigje