Showbiz24 Shkurt 2024, 22:14

Krijonte lidhje intime dhe më pas i shantazhonte, nën hetim misi që zhvaste biznesmenë nga Kosova dhe Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Krijonte lidhje intime dhe më pas i shantazhonte, nën hetim

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, është përfshirë në një sërë skandalesh dhe vijon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj.

29-vjeçarja shantazhonte ish-partnerët e saj me qëllim zhvaten dhe përfitimin.

Ajo ushtronte presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve. Fillimisht e reja ka krijuar lidhje intime gjatë se cilave iu ka zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Ndër të tjerat, mësohet se viktima të këtyre shantazheve kanë qenë edhe bisnesmenë shqiptar, me të cilët dyshohet kishte lidhje jashtëmartesore.

Dyshohet gjithashtu se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet Zana Berisha i bën në bashkëpunim, pasi ka mbështetje nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në një marrëdhënie me të.