
Seriali i animuar “The Simpsons” është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, pasi shikuesit kanë vënë re një detaj shqetësues në një episod të transmetuar çerek shekulli më parë.
Bëhet fjalë për episodin e sezonit të 12-të, “The Computer Wore Menace Shoes” (Kompjuteri me këpucë kërcënuese) (viti 2000), ku Homer Simpson krijon një faqe interneti për të përhapur thashetheme dhe teori konspirative nën pseudonimin Z. X.. Mes “zbulimeve” të tij, shfaqet një mesazh i çuditshëm që sot po merr një kuptim krejt tjetër.
Në një nga skenat, në ekran lexohet njoftimi:
“Vëmendje: Disa të çmendur në ndonjë ishull sundojnë fshehurazi botën.”
Ky fragment ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e lidhin atë me ishullin privat në Ishujt Virgin të SHBA-së, që vite më vonë do të bëhej i njohur si pronë e financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Rastësi apo paralajmërim?
Edhe pse episodi u realizua shumë vite përpara se skandali Epstein të dilte në dritë, një pjesë e publikut beson se ky detaj nuk është thjesht një shaka e rastësishme. Komentet në rrjet janë të shumta:
“Mbeta pa fjalë pasi e pashë sërish episodin”
“Ky nuk është serial, është dokumentar”
“Ata dinin më shumë se ç’mendonim”
Debati është thelluar edhe më tej pas pretendimeve në rrjete sociale, sipas të cilave krijuesi i serialit, Matt Groening, dyshohet se ka udhëtuar me një nga avionët privatë të Epstein, një pretendim që nuk është konfirmuar zyrtarisht, por që ka shtuar dozën e misterit rreth çështjes.
The Simpsons dhe “parashikimet” e tyre
Ky nuk është rasti i parë kur seriali akuzohet se ka “parashikuar” ngjarje reale, nga politika te teknologjia dhe skandalet globale. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me satirë të zgjuar, rastësi të frikshme, apo thjesht interpretim të vonuar nga publiku.
Një gjë është e sigurt: edhe pas dekadash, The Simpsons vazhdojnë të ngrenë pyetje që shqetësojnë, dhe ndoshta, të lënë më shumë për të nënkuptuar sesa për të thënë hapur.
Lini një Përgjigje