Bashkëshortja e Mirit ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj zërave që kanë qarkulluar në rrjet për marrëdhënien e tij me Selin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka asgjë përtej një raporti miqësor dhe këshillues.
Sipas saj, Selin e sheh Mirin si një figurë më të rritur, nga e cila merr këshilla dhe mbështetje, ndërsa përfitimet që ajo ka pasur lidhen me eksperiencën dhe ndihmën e tij.
E ftuar në “Big Brother Radio”, ajo shton se edhe në rast se Selin do të kishte pasur ndjenja të tjera, Miri do ta kishte ndalur menjëherë situatën.
Duke iu referuar zhvillimeve brenda “Kutisë së Pandorës”, bashkëshortja e Mirit shprehet se Selin është e vetëdijshme se ka ende gjëra të pathëna që lidhen me raportin e tyre dhe që pritet të dalin në pah. Sipas saj, pa Mirin, Selin nuk do të kishte arritur pozicionin që ka sot, çka e bën të vështirë një distancim mes tyre.
"Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim te ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop.
Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë.", shprehet ajo.
Lini një Përgjigje