
Pamje të rënda janë publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku në qendër të vëmendjes është banori Miri dhe gjuha e përdorur prej tij ndaj Kristi Lamajt.
Debati mes dy banorëve u zhvillua me tone të tensionuara, por situata mori tjetër rrjedhë në momentin kur Miri u largua nga biseda.
Pikërisht atëherë, sipas videos që po qarkullon gjerësisht në rrjet, ai dëgjohet duke folur me zë të ulët një frazë fyese, “Të q*fsha robt” dhe duke ofenduar drejtpërdrejt familjen e banorit tjetër.
Pamjet kanë nxitur reagime të menjëhershme nga publiku, i cili i ka cilësuar të papranueshme fjalët e përdorura dhe ka kërkuar ndërhyrje nga produksioni i “Big Brother”.
Ndjekësit kanë bërë thirrje për masa disiplinore, duke përmendur zarfin e zi ose edhe skualifikimin e Mirit nga gara, për shkelje të kodit etik dhe gjuhë fyese ndaj familjarëve. Situata pritet të sjellë reagim zyrtar nga “Vëllai i Madh”.
Lini një Përgjigje