TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Qershor 2024, 08:16

“Kur ke fëmijën afër të qesh shpirti”, Bes Kallaku shpërthen në lot

Shkruar nga Pamfleti

“Kur ke fëmijën afër të qesh shpirti”, Bes

Kryeplaku i “Ferma VIP”, Bes Kallaku, është përlotur gjatë spektaklit të djeshëm gjatë momentit që po shihte klipin e surprizës së vajzës së Florit.

“Kur ke fëmijën afër të qesh shpirti”, është shprehur Besi i përlotur.

Rikujtojmë se Bes Kallaku është baba i dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, nga martesa me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.

Vetëm pak kohë më parë, kudo në rrjet u përfol se ishte Besi ai i cili konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja e tij.

Thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.

Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.

Lini një Përgjigje