TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2026, 22:54

Kur mund të kalosh me semafor portokalli?

Shkruar nga Pamfleti

Kur mund të kalosh me semafor portokalli?

Semaforët janë një pjesë integrale e rrjetit rrugor dhe mjeti bazë që siguron lëvizjen e papenguar dhe të sigurt të drejtuesve të automjeteve në kryqëzime.

Edhe nëse dikush nuk është ulur në një autoshkollë, ai e di që ngjyra jeshile tregon vazhdimin e udhëtimit, ndërsa e kuqja tregon një ndalesë të detyrueshme. Megjithatë, semaforët lëshojnë edhe një ngjyrë të verdhë (ose portokalli), kuptimi i së cilës nuk është po aq i qartë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Në veçanti, shumë shoferë e konsiderojnë ngjyrën portokalli ekuivalente me të gjelbërën, me ndryshimin e vetëm se ata duhet të... nxitojnë që të mos "kapen" nga e kuqja.

Megjithatë, ata injorojnë faktin që Kodi i Rrugës e trajton ngjyrën portokalli si të kuqe , dhe për këtë arsye shoferët duhet të  ndalojnë dhe të presin derisa të ndizet përsëri jeshile.

Shoferi mund të kalojë me dritë të verdhë (një dritë rrethore e verdhë e vazhdueshme)  vetëm nëse është aq afër semaforit sa nuk mund të ndalet në mënyrë të sigurt, siç shton Kodi i Rrugës. Çfarë do të thotë kjo? Frenimi i papritur, disa metra para semaforit, përbën rrezik:

humbja e kontrollit të automjetit

përplasje nga mbrapa nga një automjet pasues

rrëshqitje (p.sh. në një rrugë të lagur).

Megjithatë, në ndryshim nga shkelja e  semaforit të kuq që mbart  një gjobë të majme dhe heqjen e lejes së drejtimit,  semafori portokalli mbart një gjobë më të ulët.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm edhe kur hasin në një dritë rrethore të verdhë të vetme ose të dyfishtë, e cila është duke u ndezur (pulsuar). Në këtë rast,  ata duhet të ngadalësojnë  dhe të vazhdojnë me kujdes të veçantë, duke u dhënë përparësi këmbësorëve dhe automjeteve.

semafori

Lini një Përgjigje