
Ledri Vula mungoi ditën e djeshme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë, duke thelluar zërat për një krizë në çift me Sara Hoxhën.
Ajo shoqërohej nga vajza e tyre Poem dhe miqtë e saj.
Prej ditësh reperi nuk është aktiv në rrjetet sociale she aludimet janë se kjo mund të jetë një lëvizje e tij për një projekt të ri në tregun muzikor.
Sara është shfaqur vetëm edhe në premierën e madhe në Tiranë pak ditë më parë.
Më vonë në një deklaratë për mediat, aktorja Zamira Kita theksoi se ai mungoi për shkak të koncerteve.
Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikëpyetje.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime. Por çdo veprim i tyre apo i njerëzve të tyre të afërm vjen si një përgjigje për ndjekësit.
Disa orë më parë, ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjërat mes çiftit vijojnë normalisht.

Lini një Përgjigje