
Ndjesia e të qenurit rehat dhe i mirëkuptuar nga shoku juaj i afërt ndikohet edhe nga shenja e horoskopit. Nëse keni vënë re se me disa shenja shkoni mirë, por me një tjetër përshtateni plotësisht, kjo nuk ndodh pa shkak. Astrologia Meri Shehu rendit disa prej kombinimeve më të mira në miqësi shoqëruar me një shpjegim të shkurtër për secilin.
Dashi-Akrepi
Meri Shehu: Shoqja ime e ngushtë është Dash. Unë si Akrep miqësitë më të mira i kam me shenjën e Dashit. Po ka femra në shenjën e Dashit, jo meshkuj, këtu nuk i fus meshkujt dot në miqësi se janë shumë rebelë meshkujt Dash, pa më keqkuptuar se kanë një energji shumë më tepër se sa unë mund ta pranoj, por femrat Dash kanë një lloj energjie, të nxjerrin, të kënaqin, tregojnë një lloj kavalierizmi që nuk e kam parë te femra të tjera ose te shoqe të tjera kështu që të bëjnë të ndihesh mirë.
Demi-Ujori
Meri Shehu: Demi në përgjithësi është shenjë statike, materialiste, kërkon interesa. Ujori është komplet ndryshe dhe kur shikon, takon një Dem që ka komplet interesa të kalojë mirë brenda për brenda shpeshherë edhe Ujori ka nevojë të çlodhet dhe të ndihet mirë në sigurinë e një Demi. Pra, edhe këto dy shenja mund të bëjnë një miqësi të mirë.
Binjakët-Luani
Meri Shehu: Është shumë e bukur për miqësi. Binjakët, komunikim, logjikë, Luanët gëzim, argëtim dhe nëse ndeshen bashkë dhe kanë edhe rrethanat e duhura, mund të arrijnë një miqësi shumë të mirë.
Gaforrja-Peshqit
Meri Shehu: Këto janë platonike fare si shoqëri se Gaforret janë emocionale, Peshqit shpirtërorë dhe po u futën në miqësi, bëhen platonikë, e duan njëri-tjetrin edhe në largësi, edhe instinktive që thonë “është larg por e ndiej” dhe kanë komunikim.
Luani-Dashi
Meri Shehu: Shumë miqësi e mirë. Këtu kanë të dy zjarr, pasion, hidhen në vrull. Nuk ka rutinë kjo marrëdhënie dhe kjo shoqëri. Kemi edhe Shigjetarin me Luanin.
Virgjëresha-Bricjapi
Meri Shehu: Janë dy shenja toke sepse kërkojnë gjëra konkrete, koncize, kërkojnë gjëra që kanë të bëjnë me punën, karrierën pra interesat e tyre përfshihen dhe ndihen mirë.
Peshorja-Ujor
Meri Shehu: Edhe Ujori iu jep shumë dimension Peshoreve.
Akrep-Gaforre
Meri Shehu: Edhe këtu ka miqësi që lind në bazë instinkti, dashurie. Miqësitë kanë baza të ndryshme nga fillojnë por Akrepi me Gaforren kanë dashuri, afeksion, i lind njëherë ndjenja pastaj shoqëria dhe shkojnë shumë mirë.
Shigjetar-Virgjëreshë
Meri Shehu: Virgjëresha ndien dimensionin e lëvizjes, të filozofisë, të udhëtimeve. Shigjetari jep atë që do ta kontrollojë Virgjëresha dhe s’e kontrollon dot, e fut në lojën e komunikimit.
Bricjap-Dash
Meri Shehu: Këtu është një lidhje shumë e mirë shoqërore, por nëse Dashi është i lëvizshëm, Bricjapi e bën që të menaxhohet më mirë.
Lini një Përgjigje