TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Korrik 2025, 14:10

“Librat, thjesht aksesor”, Rizarta merr në mbrojtje influenceren: Kush jemi ne ta gjykojmë?

Shkruar nga Pamfleti

“Librat, thjesht aksesor”, Rizarta merr në mbrojtje

Pas deklaratës së bujshme të influenceres në ‘She’s On Top’, ku tha hapur se ‘librat i përdor vetëm si aksesor për të bërë foto’, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të ashpra dhe kritika ndaj vajzës në fjalë.

Por ish-banorja e Big Brother, Rizarta Hoxha, ka bërë një ‘farë’ mbrojtjeje, duke ofruar një reflektim më të thellë mbi realitetin shoqëror:

“Një njeri i lexuar kurrë nuk do gjykonte një vajzë të re. Nëse kam kuptuar diçka në jetë, është se të gjithë jetojmë në realitetin tonë dhe nuk ka realitet të saktë apo të gabuar.”, shprehet ajo, duke ia hedhur fajin sistemit të dështuar arsimor dhe edukimit të mangët nga brezat paraardhës.

Rizarta thotë gjithashtu se nuk pajtohet me idenë që libri të shihet si aksesor, por është kundër gjykimit publik ndaj një vajze të re. “Kush jemi ne ta gjykojmë?”, thotë ndër të tjera Rizarta.

“Librat, thjesht aksesor”, Rizarta merr në mbrojtje

rizarta hoxha influencere librat aksesor

Lini një Përgjigje