
Dy banorët e “Big Brother”, Keisi dhe Lorenci, janë dy nga personazhet më të përfolur për momentin brenda shtëpisë, kjo për shkak se Lorenci ka treguar mbi njohjen e tyre jashtë, duke mohuar që në shtëpi të ketë ardhur për Keisin dhe të ndërhynte në marrëdhënien që ajo po ndërtonte aty brenda me Kristin.
Gjatë një shëtitje në oborrin e shtëpisë, Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtyre ditëve. Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje atëherë nuk do ta tregonte fare.
Biseda e tyre ka vazhduar më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra për të cilat publiku nuk ka dijeni. Kjo, pasi Keisi i tha Lorencit “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë” duke ngritur kështu dyshimet se Lorenci mund të ketë lënë një lidhje jashtë shtëpisë.
Lini një Përgjigje