TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Mars 2023, 10:52

‘Burrin do ma zgjedhë babi’, kështu deklaronte dikur Keisi Medini

Shkruar nga Pamfleti

‘Burrin do ma zgjedhë babi’, kështu deklaronte dikur Keisi

Keisi Medini, tanimë pjesë e “BBV” disa kohë më parë në një intervistë, teksa është pyetur për cilësitë që duhet të ketë djali krah saj, ajo ka deklaruar se në fakt mashkullin e jetës do ia zgjedhë babi Sabi.

Që në atë kohë këngëtarja ka treguar se mendimi i babait të saj është vendimtar në një lidhje që ajo krijon.

Mund të përmendim këtu situatën e fundit me Kristin brenda shtëpisë së “BBV”, ku Sabi për të “mbrojtur” vajzën e tij u fut sërish në këtë emision. Ndonëse pasi u bë pjesë e shtëpisë ai ndryshoi mendim në raport me Krist Aliajn, aq sa u duk se i mbështeti të rinjtë në romancën e tyre.

Mirëpo kur të gjithë menduam se pas largimit të Sabianit, lidhja Kristi-Keisi do të përparonte, e kundërta ndodhi.

Ajo e ndërpreu njohjen me të. Fillimisht për këtë veprim u mendua se ndikoi ardhja e Sabianit, por më vonë u diskutua se në fakt shkaku kryesor ishte hyrja e Lorenc Hasramës në shtëpinë e “BBV” si banor.

Jashtë Lorenci dhe Keisi kishin pasur një marrëdhënie romantike. Këtë e pranoi edhe vetë këngëtari disa ditë më parë gjatë “Prime-t”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

keisi burri babi

Lini një Përgjigje