TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Dhjetor 2025, 13:21

Linda Rei nxjerr ‘të palarat’ e produksionit: Më mbajtën peng dhe më mashtruan

Shkruar nga Pamfleti
Linda Rei nxjerr ‘të palarat’ e produksionit: Më
Linda Rei

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Kosova, Linda Rei hodhi akuza të shumta në drejtim të produksionit, sidomos në drejtim të producentes Olsa Muhameti.

Ajo ndër të tjera rrëfeu edhe një detaj, i cili është një veprim rreptësisht i ndaluar në format. Sipas ish-banores ajo ka dalë për një natë nga shtëpia dhe është rikthyer sërish:

"Përpara të hënës, kur unë dola nga aty, të mërkurën më duket kam dalë nga shtëpia e Big Brotherit, jam futur në zyrë, kam fjetur në zyrë, kam parë njerëz kam folur me njerëz dhe sërish kanë bërë çmos që të më mbushnin mendjen dhe jam rikthyer brenda në shtëpi", u shpreh ajo.

Mes tw tjerash shtoi: "E para, shkelje e rregullave kam parë njerëz, zyra, kam dalë nga shtëpia. Doja të ikja, më kanë mbajtur peng dhe prapë se prapë më mashtruan. Dëshira që kisha për të qëndruar aty, i kam besuar. Por në momentin kur më ikte goja shtrembër, sytë e kuq, më merreshin këmbët dhe asnjë njeri nuk u përkujdes se aty nuk ka mjek. Me të vërtetë kanë qenë shumë neglizhentë ndaj kësaj gjëje".

 

linda rei te palarat produksioni

Lini një Përgjigje