
Luana Vjollca krahas punës dhe projektit të ri televiziv “Love Island Albania” po punon fort edhe rreth muzikës ku së shpejti pritet të sjellë një bashkëpunim me Bardhin dhe Matolalen.
Në sheshxhirimin e klipit, duket se jo çdo gjë shkoi vaj.
Ka qenë Luana që ka zbuluar se faseta e saj e dhëmbit i ka rënë, madje e ka gëlltitur teksa ka ngrënë drekën dhe nuk e ka vënë re.
Situatën Luana si duket e mori me sportivitet (ndoshta se s’kishte çfarë të bënte tjetër) dhe fare pa komplekse publikoi një video ku tregonte gjendjen e saj.
Ajo ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë të bëjë dhe duket se pas propozimeve të tyre që të shkojë te ndonjë dentist ajo ka treguar se ndodhet mes autostradës në Tepelenë dhe ajo zgjidhje ishte e pamundur për momentin.

Lini një Përgjigje