TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shtator 2023, 21:54

Partnerja e Zherard Pike padit paparacin spanjoll për sulmim dhe ngacmim

Shkruar nga Pamfleti

Partnerja e Zherard Pike padit paparacin spanjoll për sulmim dhe ngacmim

Partnerja e ish-futbollistit Zherard Pike, Klara Kia ka paditur së fundmi paparacin e njohur spanjoll Hordi Martin, nga i cili tha se ndihej e sulmuar dhe e ngacmuar që kur u zbulua lidhja e saj me Pike.

Pasi lidhja u bë publike, Klara është përpjekur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së shtypit dhe të mbetej aq anonime sa ia lejonte romanca me ish-mbrojtësin. Mirëpo, kjo nuk ka qenë e mundur, sidomos me akuzat për tradhti të Pike nga Shakira.

Kështu, e reja ka bërë një ankesë më 10 maj kundër një prej fotografëve që e ka ndjekur më shumë këtë herë në Katalonjë: Hordi Martin, i cili tani do të gjykohet për ngacmim dhe gjithashtu sulmim.

Nëse e reja i qendron akuzave për të cilat ka paraqitur një ankesë në polici për përndjekjen këmbëngulëse dhe të vazhdueshme, paparaci do të përballet me një dënim nga tre muaj deri në dy vjet burg për ngacmim dhe tre muaj deri në tre vjet burg për lëndime.

Lini një Përgjigje