
Deamishel u tha banorëve se nisur nga fjalët e moderatores dhe opinionistëve, që ata kanë dhënë mesazhe urrejtje brenda shtëpisë, ajo ka menduar që ta ndryshojë situatën, duke sjellë një ide të lezetshme në shtëpi.
Deamishel mendoi që të gjithë banorët t’u thoshin komplimenta, apo fjalë pozitive njëri-tjetrit dhe t’i linin mënjanë debatet dhe ofendimet.
Luizi i tha Deas se ajo po bën lojën e Armaldos, ndërsa komenti i tij shkriu së qeshuri Kristin. Olta reagoi ashpër ndaj këtij të fundit dhe i tha se kohët e fundit ka nisur të qeshë kur dikush lëndohet.
Ideja që hodhi Dea, nisi fillimisht nga ajo. Liderja e shtëpisë nisi fillimisht me Fotininë, duke thënë komente pozitive për të.
Plani i Deamishel për të krijuar harmoni në shtëpi dhe që të afrojë më shumë banorët me njëri-tjetrin, u cilësua nga Luizi si lojë e kopjuar.
Ai tha se Dea po kopjon lojën e Armaldos, pasi ai të njëjtën gjë bëri kur ishte në shtëpi. Edhe Kristi mbështeti mendimin e Luizit dhe i tha Deas se do përfundojë si Maestro, nëse e mban mirë me të dy, edhe me Luizin edhe me Oltën.
Kjo e fundit i tha Kristit se nuk ka pse komentohet kështu loja e saj, pasi fakti që shkon mirë me të gjithë, nuk do të thotë që po e bën për “shtirje”.
Kristi i tha Deas se ai thjesht po bën shaka me të dhe nuk ka pse e merr seriozisht një gjë të tillë.