Showbiz17 Mars 2023, 11:58

Luizi kërcen ‘Zilevo’, prezantuesi grek mbetet pa fjalë

Shkruar nga Pamfleti

Luizi kërcen ‘Zilevo’, prezantuesi grek mbetet pa fjalë

Si të mos mjaftonte zhurma në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, banorët e shtëpisë më të famshme po dalin edhe në mediat e huaja.

Pas vëmendjes që Luizi ka marrë nga fituesi i Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk hezitoi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, radhën e kishte media greke.

Në një nga programet e vendit fqinj, shohim se Luizi është shfaqur me Maestron teksa po këndojnë brenda në shtëpi, një nga këngët më të njohura greke “Zilevo”.

“Kënga e Giorgos Mazonakis në Big Brother Albania”, dëgjohet të thotë prezantuesi i spektaklit, i cili ka mbetur mjaft i habitur.

luizi zilevo