Showbiz17 Mars 2023, 10:40

Pak orë nga finalja e BBVK, vajzat bëjnë ‘lëmsh’ kryeqytetet botërore

Shkruar nga Pamfleti

Pak orë nga finalja e BBVK, vajzat bëjnë ‘lëmsh’

Juliana Nura dhe Mbresa Hajrullahu janë dy nga finalistet e “BBVK”. Ndonëse kanë arritur të ‘mbijetojnë’ deri në fund në një format sfidues si “Big Brother”, njohuritë e tyre në fushat si gjeografia duket se janë shumë të cekëta.

Këtë kanë lënë të kuptohet, mbrëmjen e djeshme në një “quiz” të realizuar mes njëra-tjetrës, ku duhet të gjenin kryeqytetet e disa vendeve në Evropë.

Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën: “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?”

Duke qenë se Hajrullahu nuk e dinte përgjigjen e kësaj pyetje, është përgjigjur vetë Xhuli, duke e “dreqosur” akoma më shumë.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Mynihu”, ka thënë ndër të tjera Xhuli.

Nga ana tjetër, Mbresa arriti të qëllonte disa kryeqytete të tjera, ndonëse nuk shpëtoi pa bërë një gafë me kryeqytetin e Italisë. Sipas Mbresës, kryeqyteti i Italisë është Milano.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet mbrëmjen e sotme (17 mars) ku çmimin e madh prej 200 mijë eurosh do ta fitojë njëri prej pesë finalistëve, të cilët janë: Mbresa, Xhuli, Vedati, Artani dhe Stresi.

Ndërsa kryeqyteti i Turqisë, për to ishte Stambolli.

bbvk kryeqytetet boterore