
Siç është raportuar prej pak muajsh, programi me famë botërore “Love Island” do vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri. Formati i “nxehtë” vjen nga Luana Vjollca.
Për ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një ishull, ndaj edhe quhet ‘ishulli i dashurisë’, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift, rrezikojnë të eliminohen.
Përtej zërave, Luana nuk e kishte konfirmuar këtë gjë. Në episodin e fundit të “Zemër Luana” ajo u shpreh se do sillte diçka ‘ të nxehtë’ por pa e specifikuar.
Pritja ka marrë fund ditën e sotme. Në mediat sociale, moderatorja ka treguar se ndodhet në Holandë për punë e më pas zbuloi se po punon për “Love Island”.
Mësohet se varianti shqiptar i këtij formati do zhvillohet në një vilë dhe jo në një ishull, pasi kostot janë të papërballueshme.
Luana Vjollca sapo ka mbyllur sezonin e parë të emisionit të saj “Zemër Luana”, tashmë në “Tv Klan”, pas shumë kohësh mungesë në ekran.