TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Janar 2026, 16:49

Mateo përballet për herë të parë me Brikenën: Nëse puth dikë a e quan të dashur?

Shkruar nga Pamfleti
Mateo përballet për herë të parë me Brikenën:
Mateo përballet për herë të parë me Brikenën: Nëse puth dikë a e quan të dashur?

Mateo, banori më i ri në Big Brother Vip Albania 5 është përballur për herë të parë me Brikenën, pasi deklaroi se ka qenë në një lidhje me ketë të fundit, por ajo e mohoi.

Teksa kanë biseduar me banorët e tjerë, Mateo e pyeti Brikenën se çfarë koncepton ajo me fjalën lidhje, ndërsa modelja këmbënguli se nuk ka pasur lidhje, por njohje.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Brikena: Nuk kam pasur as lidhje asgjë. Vetëm një herë e kam parë këtë person.

Mateo: Çfarë nënkupton ti me lidhje pra, puthje, kontakt, marrëdhënie

Brikena: Me hy në lidhje me një person. Të gjithë e kuptojnë çfarë është lidhja. Me qenë e dashura e kujt.

Mateo: Nëse puth dikë a e quan të dashur? Nuk është se nuk ke puthur njeri, thjesht të ka zgjatur

Brikena: Jam duke të thënë nuk kam pasur lidhje

Mateo: Ke dale me njerëz, mund të kesh shkëmbyer edhe puthje

Brikena: Pëlqim më ka ndodh, por hy në lidhje… Nuk kam pse ta shpjegoj ty

Mateo: Fakti që shkëmben një puthje a dy…

mateo brikena

Lini një Përgjigje