TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Prill 2026, 17:23

Mateo shpërthen ndaj produksionit pasi Selin u shpall fituese e “BBVA5”, por pendohet shpejt!

Shkruar nga Pamfleti
Mateo shpërthen ndaj produksionit pasi Selin u shpall fituese e
Mateo i BBVA

Fitorja e Selini në “BBVA5” është shoqëruar me reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes zhurmës së krijuar, ka reaguar i irrituar edhe vetë Mateo.

Mateo akuzoi produksionin në Instagram se fitorja e këtij edicioni të “Big Brother” ishte e paracaktuar. Postim të cilin e fshiu vetëm pak minuta më vonë. Sipas tij, votat e publikut kishin treguar një rezultat tjetër nga ai që u shpall në finale.

“Kur drejtësia në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion, por në fund rezultati del i paracaktuar”, shkroi Mateo në Instastory.

Mateo shpërthen ndaj produksionit pasi Selin u shpall fituese e

Megjithëse postimi u fshi, por reagimi i tij u shpërnda me shpejtësi dhe bëri xhiron e rrjetit.

mateo i bbva produksioni

Lini një Përgjigje