TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shtator 2023, 10:34

Më mirë një mik se një thesar/ Figurat mediatike që ‘shkëlqyen’ falë lidhjeve të duhura

Shkruar nga Pamfleti

Më mirë një mik se një thesar/ Figurat mediatike që

Në gjuhën shqipe, shprehja e duhur do ishte ‘Më mirë një mik se një çiflig’! E duket se kjo shprehje zë vend më shumë se kudo në sektorin mediatik. Por le t’i marrim me radhë:

Aulona Musta u fut si opinioniste, (pasi e ‘qau’ këtë ron në Instagram) tek ‘Përputhen’, falë miqësisë me gazetarin Andi Vrapi.

Miqësia e kahershme e Elvana Gjatës me Julkën shërbeu që kjo e fundit të ikte nga NRG Radio dhe të vinte në Top.

Për vëllezërit Veshaj fillimisht u desh mbështetja e Agron Llakajt që të dilnin në ekran, më pas djemtë nga Vlora luajtën me ‘kartën’ e ‘Latin Lover’. P.sh lidhja e Romeos me Lori Hoxhën e bëri që të marrë një pagesë shumë të majme për emisionin ‘Më lër të flas’, të cilin e moderon bashkë me Donaldin.

Ky i fundit bëri që të ecë në karrierë edhe Bora, e cila nga një vajzë videoklipesh, mori moderimin e ‘Përputhen’ e më pas imazh i Digitalb dhe prezantuese e DWTS.

Figura të njohura si Gerta Heta, dikur një legjendë e Top-it është lënë në një ‘cep’ dhe moderon një emision shëndeti; ndërsa Eno Popi, një gazetar me përvojë dhe një ndër zërat e parë të Top Medias, ka një ‘cep’ në DWTS, sa për të mos e lënë pa gjë.

Për Kiarën u desh të ‘shpikej’ Dancing Fan Club për t’i bërë qejfin Luizit. Ndërsa Eduart Grishaj u bë regjizor nga kameraman i thjeshtë, për të kënaqur egon e Arbana Osmanit.

Bieta Sulo hyri në ekran falë bashkëshortit, Alban Dudushi, ndërkohë që më parë ishte gazetare e emisionit të tij.

Megi Pojani mori rolin e drejtueses së ‘Përputhen’ si një yll në rritje, duke qenë se moderoi më së miri ‘Big Brother Fan Club’, por kemi edhe Eriona Rusin, ish-zëdhënësen e znj.Eleonorë e cila nuk po gjen ‘derman’ me partnerët e saj.

Pasi i ‘bëri gropën’ Flori Gjinit me të cilin kimia ishte si Gjino me Marigonë, me Arjon Muçon duket sikur është mamaja dhe biri. Një grua që ka mbetur shumë pas si me pyetjet edhe me modën.

Përsa i përket bukuroshes Xhemi, i ka vlejtur shumë miqësia me Arbanën, pasi nuk e lëviz njeri nga ‘Portokalli’ edhe pse moderimin e këtij spektakli Fjoralba Ponari e bën shumë mirë. Megjithatë Xhemi nuk pretendon më shumë se aq dhe kjo është arsyeja që ka mbetur ‘në vend numëro’.

Nëse kemi harruar ndonjë, na e kujtoni! /Pamfleti

 

media miq

Lini një Përgjigje