TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Maj 2024, 10:52

Media italiane jehonë dasmës së Romeos me Heidin, titull denigrues për modelen: Kush është ‘burri’ i ri

Shkruar nga Pamfleti

Media italiane jehonë dasmës së Romeos me Heidin, titull

Mbrëmjen e djeshme një foto qarkulloi në rrjet, ku tregohej se mediat italiane kanë shkruar për dasmën e Heidit dhe Romeos në BBV3.

“Heidi Baci martohet në Big Brother Albania, ja çfarë ndodhi”- është nga titujt e mediave fqinje. Por, fatkeqësisht jo të gjithë ishin aq dashamirës me shqiptaren e lindur në Itali. Portal ‘Leggo’ ka një ditull shumë denigrues: “Heidi Baci: kush është ‘burri’ i ri Romeo Veshaj”.

Ajo që bie në sy në këtë artikull, që në krye të herës, është gazetarja, e cila quhet Dajana Mrruku, që të bën të mendosh se është edhe kjo shqiptare.

Artikulli i plotë

Heidi Baci gjeti dashurinë brenda shtëpisë së BBV Albania, me muzikantin Romeo Veshaj (e kanë ngatërruar pak profesionin. Shën.redaksie), që u klasifikua në vend të tretë. Të dy, fillimisht hezitues, nisën një marrëdhënie brenda shfaqjes reality dhe morën kohën e nevojshme për t’u njohur dhe për të mos i shpejtuar gjërat.

Pas një krize që i largoi për disa ditë, çifti rigjeti qetësinë dhe të dy zyrtarizuan lidhjen me një ‘martesë simbolike’ që, pvarësisht se nuk ka asnjë vlerë ligjore, është një hap shumë i rëndësishëm për dyshen.

Por kush është muzikanti që fitoi zemrën e modeles?

Romeo Veshaj është një jëngëtar dhe muzikant shumë i rëndësishëm në shqipëri. Lindur në 1 shtator 1995 në Vlorë, Shqipëri, nis karrierën në moshë fare të re, në 2014-n. ai dhe vëllai i tij binjaj, Donald Veshaj bëhen të njohur për talentin e tyre.

Në vitin 2019 Romeo dhe Donald formojnë emisionin ‘Binjakët’ (këtu ngatërrohet pak media italiane, sepse tituli ishte ‘Treshat’), një program ku bashkë me të dashurën e Donaldit, Bora Zemanin, intervistojnë personazhe të botës së spektaklit.

Karriera televizive

Binjaku i Romeos, Donaldi mori pjesë në edicionin e parë të BBV Shqipëri, duke dalë i dyti. Fansat u afeksionuan menjëherë me djaloshin dhe mbashtetën më pas edhe Romeon dhe të dashurën e tij Heidi.

Jo etëm muzikant, por edhe aktor e prezantues, Romeo ka marrë pjesë në një tjetër program televiziv me Donaldin, i quajtur ‘Më lër të flas’, pak para hyrjes në shtëpinë e BBV3, ku u klasifikua i treti, një nivel më lart se Heidi, e cila doli e katërta.

Karriera muzikore

Romeo Veshaj ka gjetur tek muzika talentin e tij kryesor. Këngëtar dhe autor i njohur në Shqipëri, ka bashkëpunuar me artistët kryesorë të skenës muzikore shqiptare, duke krijuar hite verore dhe jo vetëm.

Martesa simbolike

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj u martuan në shtëpinë e BigBrother Albania. Çifti, edhe pse simbolikisht, shkëmbyen premtimet e dashurisë së përjetshme përpara bashkëjetuesve, të veshur enkas për ratin. Martesa nuk ka vlerë ligjore, por vetëm simbolike, e megjithatë Heidi e kishte veshur fustanin e bardhë prej princeshe, flokë biondë të lëshuar dhe një vello të bardhë, ndërkohë që Romeo i saj zgjodhi një kostum të zi me papijon.

Çifti shkëmbyen një puthje shumë pasionale në fund të ceremonisë mes duartrokitjeve dhe festimeve të konkurentëve. Martesa është nga momentet më të pritura të spektatorëve të reality shqiptar që çdo vit kurorëzojnë një çift të preferuar me këtë ceremoni simbolike. /Përshtati Pamfleti, marrë nga 'Leggo'

media italiane martesa heidi dhe romeo

Lini një Përgjigje