TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shtator 2025, 10:38

Melinda Ademi merr propozimin për martesë, bie në sy unaza me diamant

Shkruar nga Pamfleti

Melinda Ademi merr propozimin për martesë, bie në sy unaza me

Këngëtarja Melinda Ademi duket se e ka çuar në një tjetër nivel marrëdhënien me partnerin e saj, Granit Muhaxheri.

Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, me një diamant shumë të madh, i ngjashëm në formë me atë të Georgina Rodriguez, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.

Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht private dhe larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë historinë e tyre vetëm këtë vit. Lajmi për fejesën ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të lumtur dhe plot dashuri.

Melinda Ademi merr propozimin për martesë, bie në sy unaza me

melinda ademi granit muhaxheri propozimi

Lini një Përgjigje