TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Shtator 2025, 10:17

“Karim, dhëndri ynë”/ Shqiptarët kundër komentatorit të sportit: Jemi me Mozzik

Shkruar nga Pamfleti

“Karim, dhëndri ynë”/ Shqiptarët kundër

Gjatë një ndeshje futbolli, komentatori shqiptar dëgjohet të etiketojë Karim Adeyemin si ‘dhëndri ynë’ dhe kjo, për faktin që futbollisti ësthë në një lidhje të konsoliduar me këngëtaren Loredana Zefi. Video po bën ‘namin’ në TikTok dhe kjo, sepse ndjekësve shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak etiketimi.

Në video, mbi pamjet e ndeshjes është vendosur teksti:

‘Dhondrri jon’ e shoqëruar me një “hahaha”, duke nënkuptuar se Adeyemi nuk ‘shihet me sy të mirë’ si ‘dhëndër’.

Ndjekësit shqiptarë janë shprehur kundër futbollistit, pasi mbështesin ish-bashkëshortin e Lorit, Mozzik-un:

“Na jena me Mozzikun, s’është dhëndri jonë ky”- shkruan një tjetër që zgjedh anën e Mozzik, ish-partnerit të Loredanës.

“Dhëndrri? T’u musht shpija me qasi dhëndurr, respekt.”

“Dhëndri i Loredanës kosovare, jo shqiptare.”

‘Nuk asht veç 1 dhandër, ki osht offiziel dhandër”

Gjithsesi, Adeyemi është një nga talentet më premtues të Gjermanisë, me origjinë nigeriane dhe rumune, dhe aktualisht luan për Borussia Dortmund. Lidhja e tij me Loredana është përfolur shpesh në media dhe rrjete sociale. Ai ka lidhje të ngushtë edhe me Hanën, vajzën e Lorit dhe Mozzik. Ky i fundit, prej kohësh është në lidhje dashurie me Lotina Haziri.

loredana zefi karim adeyemi dhendri

Lini një Përgjigje