Showbiz24 Maj 2024, 08:48

Meritoni feston 29-vjetorin brenda shtëpisë së 'Big Brother', surprizohet me tortë nga Ilnisa

Shkruar nga Pamfleti

Meritoni feston 29-vjetorin brenda shtëpisë së 'Big
Një nga finalistët e "Big Brother VIP Albania 3", Meritoni ka festuar dje ditëlindjen e 29-të.

Banori i “Big Brother VIP Albania 3” ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, urimi më i bukur i ka ardhur, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkruan ajo, së bashku me një zemër të bardhë.

Ndërkohë që me rastin e ditëlindjes së tij, “Vëllai i Madh” organizoi një festë surprizë për Meritonin. Festës iu bashkuan edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni, ku nuk mungoi edhe partnerja e tij Ilnisa.