TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2023, 09:34

Mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’, Efi jep mendimin e saj për këngën e re të Luizit

Shkruar nga Pamfleti

Mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’, Efi jep mendimin e saj për

Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” ka qenë Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli. Por marrëdhënia e tyre shoqërore ndryshoi pas rihyrjes së Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo pati disa konflikte me Kiara Titon, të nisura që nga jashtë BB VIP. E tashmë të gjithë po pyesin veten se si është sot marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?

A flasin pas përfundimit të reality show-t? Këtë na e zbuloi dje Efi, e cila postoi një video nga kënga e re e Luizit, si për të treguar mbështetje.

Efi i bëri “tag” Luizit e madje e shoqëroi me një emoji në formë zjarri, si për të thënë: Kënga ishte zjarr.

Sigurisht, vajza nga Përmeti e kuptoi se ‘çelësi i suksesit’ të saj, ishte mbështetja që i dha Luizit brenda shtëpisë, ndaj vazhdon ta bëjë diçka të tillë, pavarësisht se ky i fundit e sulmoi me të gjitha forcat që të mos e kishte në finale.

Mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’, Efi jep mendimin e saj për

efi luizi kenga e re

Lini një Përgjigje