Showbiz29 Nëntor 2023, 10:48

Miqësi e sinqertë? Buci ‘i fut duart’ në të pasme Santianës brenda BBVK2

Shkruar nga Pamfleti

Miqësi e sinqertë? Buci ‘i fut duart’ në të

Kur kanë kaluar disa jave prej se nuk kanë kontakte me jashtë, banorët e shtëpisë Big Brother VIP Kosova kanë filluar të krijojnë afërsi të llojllojta me njëri-tjetrin.

Një afërsi e tillë është parë edhe në mes të Bucit dhe Santianës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet momenti kur Buci ‘ia fut duart’ në të pasme Santianës.

Disa ditë më parë, të dy kanë qenë personazhe të një përplasjeje në një Prime të kaluar.

Në një pamje tjetër të momentit të njëjtë, shihet dhe dëgjohet Santiana duke i thënë Bucit që të mos e prekë, por jo me ndonjë refuzim të prerë.

Pas videos së parë ku shihet vetëm prekja në të pasme, në një video më të plotë të asaj dite, shihen edhe disa tentime që Buci bën për ta prekur Santianën në pjesën e parme.

Santiana nga ana tjetër dëgjohet teksa i kundërpërgjigjet duke i thënë “rri urtë, se ta këputi gishtin”.

Të dy banorët kanë partnerët reciprokë jashtë dhe gjatë gjithë kohës kanë shprehur se kanë vetëm miqësi të sinqertë me njëri-tjetrin.

Se a po fillon diçka mes dyshes brenda në shtëpi ende nuk dihet, por që Buci ishte shumë i ‘ndezur’ pranë saj, kjo u pa.

 

buci futje duarsh santiana