Showbiz29 Nëntor 2023, 10:38

Vesa largohet nga BBVK, Mërgimi i rikthehet rrjeteve sociale

Shkruar nga Pamfleti

Vesa largohet nga BBVK, Mërgimi i rikthehet rrjeteve sociale

Vesa Vllasaliu ishte e eleminuara e radhës nga ‘Big Brother Vip Kosova’, një vendim nga publiku që nuk pritej, pasi Vesa u bë një nga personazhet më të komentuar që në fillimet e këtij edicioni, ku solli në vëmendje historinë e shumëpërfolur të saj me futbollistin, Mërgim Berisha.

Që nga momenti kur Vesa rrëfeu versionin e saj të lidhjes së dashurisë, Mërgimi u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. E vetmja që postonte dhe ishte aktive në rrjete sociale ishte bashkëshortja e tashme e Mërgimit dhe ish shoqja e Vesës, Edona.

‘Prime’ e kaluar Vesa u eliminua nga shtëpia e famshme e me daljen e saj duket sikur Mërgimi nuk ndihet më në ‘ethe.’ Ai postoi një foto krahë bashkëshortes së tij Edonës. Veprim ky, i cili duket tendencioz ndaj Vesës, e cila tashmë mund të shoh çdo veprim të Mërgimit.

Vesa largohet nga BBVK, Mërgimi i rikthehet rrjeteve sociale

vesa bbvk mergimi rrjetet sociale