TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Janar 2026, 20:18

Monika Kryemadhi flet hapur, zbulon banorin e saj të preferuar 

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi flet hapur, zbulon banorin e saj të preferuar 
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, e cila këtë sezon i është bashkuar formatit të “Big Brother VIP Albania” në rolin e rëndësishëm të opinionistes, ka vendosur të flasë hapur për banorët që i kanë rrëmbyer vëmendjen.

Në një prononcim për “Vip Magazine”, ajo ka zbuluar se nuk ka vetëm një të preferuar, por plot tre banorë që ajo i vlerëson më shumë se të tjerët.

Fillimisht, ajo veçoi Kristin, duke i bërë një vlerësim maksimal për mënyrën se si po e menaxhon situatën brenda.

“Kristi është profesional në lojën e tij,” u shpreh Kryemadhi, duke evidentuar qetësinë dhe strategjinë e tij.

Por, vëmendja e saj nuk ka mbetur vetëm te ai.

Opinionistja nuk ka kursyer komentet pozitive as për dyshen më të diskutuar të momentit, Mirin dhe Selinën, duke konfirmuar se dinamikat e krijuara prej tyre janë kyçe për këtë sezon.

monika kryemadhi bbva

Lini një Përgjigje